Seanca është mbajtur në atmosferë pozitive pune, ku stafi teknik dhe futbollistët kanë përqendruar vëmendjen në detajet e fundit taktike dhe përgatitjen optimale për ndeshjen e së hënës.
Shqiprim Taipi nuk ka arritur të rehabilitohet me kohë dhe rrjedhimisht do të jetë jashtë ekipit të përzgjedhur për këtë takim, ndërkohë Redi Kasa do jetë i përfshirë në listën e ekipit.
Ndeshja zhvillohet ditën e hënë, më 16:30, ku ekipi ynë do të synojë një paraqitje dinjitoze dhe rezultat pozitiv përpara tifozëve tanë besnikë.