Futboll

KF Vitia me emër dhe pronar të ri

Klubi Futbollistik “Vitia” ka kaluar tashmë në menagjimin kompanisë private “GEO MAP” me pronar Florent Emini, duke qenë njëherit edhe sponzor gjeneral i klubit që tashmë do të thirret FC Vitia.

Themeluesi i këtij klubi dhe njëherit ushtrues detyre në postin e kryetarit, Mehmetali Hajdini, ka falenderuar të gjithë personat që kontribuan me vite të tëra te KF Vitia, ndërkohë që bëri të ditur shndërrimin e statutit të klubit nga OJQ tashmë në Sh.A.

“KF VITIA, NGA SOT ME EMËRTIM TË RI ” FC VITIA” DHE ME PRONAR TË RI,
ËSHTË PRIVATIZUAR

Anëtarët e Kuvendit të KF VITIA, duke u bazuar në statutin dhe rregulloren e kuvendit të klubit, dje më 17.07.2018 kanë marrur vendim unanimisht që KF VITIA nga OJQ ( Organizata Jo Qeveritare ) të kaloj në Shoqëri Aksionare.
Duke i analizuar të gjitha qështjet rreth rrugëtimit të klubit prej momentit të themelimit e deri më tani, gjithashtu duke u bazuar në vështirësit e vazhdueshme për të i siguruar mjetet financiare të kostos së shpenzimeve të domosdoshme për vazhdimin e pjesmarrjes në gara, Anëtarët e Kuvendit kanë marrur vendim që kompanis private “GEO MAP” me pronar Florent Emini nga fshati Zhiti Komuna e Vitis t’iu besohet menaxhimi i tërësishëm me të gjitha aksionet në klub.

Pronarit të klubit me emër të ri FC VITIA, i cili gjat vitit të kaluar ishte sponzor gjeneral i klubit, i dëshirojm shumë suksese, ku përmes një statusi tjetër të kësaj faqe zyrtare, i njejti do ta shpalos projektin e tij për të ardhmen e klubit.

Në emër të ish udhëheqësis së KF VITIA, për kontributin e dhënë për funksionalizimin e klubit prej ditës kur është themeluar e deri më sot, i faleminderojm pa dallim q’do dashamir të futbollit që ka kontribuar në q’fardo mënyre për klubin.
Faleminderim të pafund për :
* Të gjithë Lojtarët pa asnjë dallim që mbrojtën ngjyrat e klubit,
* Të gjithë ish anëtarët e kryesis së klubit, që për tetë vite në aspektin vullnetar e udhëheqën klubin duke u ballafaquar me shumë vështirësi financiare, por gjithmon duke e mbajtur kokën lart për kontributin personal që kanë dhënë për klubin e qytetit të Vitis,
* Donatorët individual dhe pronarët e Bizneseve të Komunës së Vitis që pa kurfar interesi personal të tyre e ndihmuan klubin me mjete financiare,
* Bashkëvendasit tanë që nga Diaspora disa herë organizuan grumbullimin e mjeteve financiare për ta ndihmuar klubin,
* Shokët dhe dashamirët e klubit me vendbanim nga Komunat tjera të Kosovës,të cilët disa herë na përkrahën financiarisht,
* Kryetarin e mëparshëm të Komunës dhe Kryetarin aktual të Komunës së Vitis,
* Këshilltarët aktual të Kuvendit të Komunës së Vitis,
* Grupin e tifozëve të klubit IDEALISTAT,
* Dy Adminat e mbajtjes së faqes zyrtare të klubit në fcb,
* Radio Televizionin ILIRIA nga Vitia, të cilët transmetuan shumë ndeshje futbollistike te klubit dhe organizuan emisione televizive per klubin.
* Klubin Futbollistik DARDANIA nga Bazelli i Zvicrës të cilët na nderuan dy herë duke ardhur në Viti për ti zhvilluar dy ndeshje miqësore,
* Si dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Vitis, të cilët në cilësin e simpatizuesëve e kanë përkrahur klubin gjat zhvillimit të ndeshjeve futbollistike”, thuhet në kumtesë.

You Might Also Like