Futboll

Gjilani i gëzohet të arriturës së futbollistit Gerhard Progni

SC Gjilani i është gëzuar të arriturës së futbollistit Gerhard Progni, i cili është futur në mesin e përbërjes më të mirë për vitin 2020.

Ja postimi i plotë i SC Gjilani:

Futbollisti ynë, Gerhard Progni, është futur në mesin e njëmbëdhjetëshes më të mirëve të vitit 2020.

Pas paraqitjeve fantastike që kishte në këtë vit, sukseset ekipore dhe ato individuale të futbollistit tonë nga Shqipëria, kanë bërë që ai të futet në formacionin e vitit në ceremoninë e laureatëve të vitit të organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Klubi e uron Prognin për çmimin e fituar dhe i dëshiron suksese dhe gola e asistime të mëtutjeshme në skuadrën tonë.

 

You Might Also Like