Bashkë me Komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së #COVID19, kemi pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij, z. Qemal Minxhozi. E falënderova për mbështetjen e madhe dhe i konfirmova se Komuna, nga mbrëmja humanitare e organizuar me klubin rotarian “Gjilani”, ka vendosur që ta mbështesë Lezhën për sanimin e pasojave të tërmetit nga fondit humanitar.
Po ashtu, bashkë me ambasadorin Minxhozi vizituam gjigantin e prodhimit të mobileve Palma, që është brendi më i madh jo vetëm i regjionit tonë, por edhe shembulli më i mirë i funksionimit të biznesit privat e rritjes së numrit të punëtorëve. Faleminderit Ekrem Shahini që këtij vendi i ke dhënë brend të madh!