SC Gjilani ka kaluar në xhiron tjetër të Kupës së Kosovës në Futboll, ngase në fushë të vet e ka mposhtur Lirinë e Prizrenit me rezultat 2:1.
Ballafaqimi është zhvilluar në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ndeshje në të cilën Gjilani ka hyrë me një përbërje më ndryshe, nga ajo që është zhvilluar në kampionat.
Gjilani që në pjesën e parë kaloi në epërsi me një gol të shënuar nga Armend Thaqi e Liria për një kohë të gjatë, më shumë se një orë, në këtë ndeshje luajti me një lojtar më pak në fushë. Gjilani ia doli që të shënojë edhe një gol në pjesën e dytë nëpërmjet të sapoardhurit Hamdi Namani, por katër minuta pa përfunduar ndeshja për Lirinë gol ka shënuar Nikqi.
Liria në fund të ndeshjes ia doli që të shënojë, por edhe me sy të shikuesit u pa qartë se lojtari I Lirisë ishte thellë në pozitë jashtë loje./kryelajmi.com/.




