Futboll

Gjilani lëshon pikë të vlefshme

Në një ndeshje që e kishte në dorë, Gjilani është mposhtur në fushë dhe ia ka vështirësuar vetit gjasat për pjesë më të qetë të kampionatit dhe tashti seriozisht duhet të mendojë për zonën e barazhit.

Gjilani po zhvillonte një lojë tejet të sigurt, kishte edhe rastet e veta në pjesë të parë. Një herë bile edhe shënoi në portën kundërshtare, por gjyqtari më herët e kishte ndalë lojën me motivacion se ishte shkaktuar ndërhyrje e palejuar në një lojtar të Llapit.

Të vetmin gol për llapjanët e kanë shënuar në minutën 80, kur pas një gabimi të mbrojtjes gjilanase në anën e majtë dhe harkimit në brendi,  Elvis Prençi realizoi me kokë nga afërsia duke dërguar me lehtësi topin drejt rrjetës, 0-1.

Me gjithë humbjen, falë edhe rezultateve të tjera, Gjilani mbetet në pozitën e pestë, që në dukje është pozitë e mirë, por tashti pikët janë shumë të përafërta dhe barazhi është aty afër.

You Might Also Like