Futboll

Rexhepi: Fituam tri pikë të arta

Kryetrajneri i Llapit, Xhengiz Rexhepi është ndarë i kënaqur me fitoren e arritur në Gjilan, duke theksuar se ishte kjo një fitore e vështirë e ekipit të tij.

“Harxhuam shumë energji të madhe me Prishtinën dhe e dënim se do t’a kemi rëndë me Gjilanin, por falë ekipit mjekësor, i rikuperuam lojtarët dhe dolëm mirë. E dominuam ndeshjen, patëm topin nën kontroll dhe e dija se në momentet kyçe do të mund të shënojmë e u përkujdesëm që të mos pranojmë, andaj këto tri pikë janë të mëdha për ne”, tha Rexhepi.

You Might Also Like