Futboll

Gjilani me fitore bindëse

Me fitoren e së shtunës, skuadra e Gjilanit i është afruar edhe më shumë Evropës.

Gjilani e mposhti Suharekën në shtëpi me rezultatin 3:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Deri në fund kanë mbetur edhe pesë xhiro.

Golin e parë e realizoi Senad Jaroviq në minutën e 50-të. Nëntë minuta më pas, Blerind Morina, realizoi për 2:0. Golin e fundit e shënoi sërish Jaroviq në minutën e 77-të.

Gjilani është në pozitën e katërt me 42 pikë. Ka pesë pikë më pak se Malisheva që është në pozitën e tretë.

Suhareka është në pozitën e parafundit dhe rrezikon seriozisht rënien nga liga.

Për Suharekën ishte disfata e dytë rresht.

You Might Also Like