Futboll

SC Gjilani në procedurë diciplinore

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj klubit të futbollit Gjilani. Në arsyetimin e KG të FFK-së, thuhet se disa shikues kanë tentuar ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes Gjilani – Llapi, Genc Nuzën.

“Pas përfundimit të ndeshjes disa persona (shikues) të paautorizuar hynë në fushën e lojës, ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Po ashtu edhe në parkingun e stadiumit, derisa gjyqtarët kanë shkuar të vetura, sërish disa persona ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve policor. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani –Llapi”, shkruan në njoftimin e KG të FFK-së.

Në procedurë disiplinore është edhe drejtori sportiv i Gjilanit, Sevdail Robelli. Sipas raportit, Robelli pas përfundimit të takimit ka ofenduar rëndë gjyqtarin Nuza. Për ofendime ndaj gjyqtarit të ndeshjes Trepça ’89 – Dukagjini, Burim Jahmuratajt, në procedurë është edhe trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku.

You Might Also Like