Këtë vikend rikthehen emocionet e garës, me ç’rast ‘kuqebardhët’ presin kundërshtarin FC Malisheva në një ndeshje që kërkohet vazhdimësia.
- Ekipi mbyll përgatitjet me shumë sukses për sfidën e fundjavës
- Lorik Boshnjaku dhe Redi Kasa me kapacitet të plotë
- Mbeten jashtë listës Edison Kqiku dhe Shqiprim Taipi
Skuadra ka përmbyllur stërvitjen e fundit para përballjes së radhës në kampionat ndaj FC Malisheva, me një seancë që reflektoi qartësisht frymën pozitive dhe vendosmërinë brenda grupit.
Dy rikthime që gëzojnë gjithë skuadrën: Lorik Boshnjaku dhe Redi Kasa janë rikthyer në fushë pas mungesave të tyre, duke sjellë freski, qetësi dhe eksperiencë në mesin e ekipit. Prania e tyre rikthen edhe më shumë balancën në skuadër dhe thellon opsionet për stafin teknik.
Ekipi ka punuar me ritëm të lartë në çdo ushtrim – nga ndërtimi i aksioneve, presioni i lartë, te simulimi i situatave të ndeshjes – gjithçka në funksion të objektivit të radhës: vazhdimësia e formës pozitive dhe sigurimi i një tjetër fitoreje.
Takimi ndaj FC Malisheva vjen në një moment pozitiv për skuadrën që synon të vazhdojë formën pozitive nga ndeshja e fundit ndaj Prishtinës (3-1).