FC DRITA ka arritur marrëveshje me trajnerin , Zekirija Ramadani. Ai në pronononcimin e parë si kryetrajner i Dritës ka theksuar:
“Jam shumë i lumtur që kam vendosur me Dritën, pasi kisha vendosur të pushojë deri në stinorin pranveror. Falënderoj presidentat për besimin që ma kanë dhënë dhe drejtorin, besoj që ai ka qenë arsyeja për ardhjen time këtu. Faktorë të rëndësishëm që unë pranova të vijë te DRITA, janë klubi, serioziteti, objektivat por gjithsesi edhe kualiteti i futbollistëve, kam besim të madh tek ata. Me shumicën prej tyre kam punuar, por edhe me ata qe nuk kam punuar i njoh shumë mirë, ia njoh mentalitetin dhe kualitetet që posedojnë dhe jam i bindur që me punë dhe shumë sakrifica ne do të ndjekim rrugën që DRITA, këto vitet e fundit e ka ndjek, objektivi kryesor që është titulli. Shpresoj që ne në heshtje të vazhdojmë dhe të punojmë që në fund do Zoti edhe ne t’iu befasojmë”, ka thënë Ramadani.
Trajneri Ramadani theksoi se punën e tij e karakterizon përkushtimi maksimal dhe këtë do ta bëjë edhe te DRITA.
“Nuk është turp të luftosh dhe të mos arrish qëllimin, por është turp mos të japësh maksimumin dhe mos të kesh fare ndërgjegje. Unë jam një person që nuk jam trajneri më i mirë, por jap maksinumin me atë që di, nuk kam orar pune kurdoherë që ka nevoj klubi, unë e bëjë punën dhe ndërgjegjia ime është e pastër. Dhe në fund pa asnjë mërzi mund të dal përpara çdo rezultati”, përfundoi kryetrajneri Ramadani.
Me trajnerin Zekirija Ramadani do të bashkohen në ditët në vazhdim edhe stafi teknik, me të cilët ka punuar në Arabi.