Futboll

Gjilani me paraqitjen më të mirë sezonale 

Gjilani ka patur një ndër paraqitjet më të mira në këtë kampionat dhe ia ka dalë që të shënojë fitore ndaj Llapit me rezultat 2:0.

Me më pak fat e koncentrim, Gjilani do të shënonte fitore më bindëse, kurse Llapi edhe në këtë ndeshje dëshmoi se është në një krizë të thellë të rezultateve.

Gjilani për herë të parë ka shënuar në minutën 27 nëpërmjet kapitenit Fiton Hajdari, i cili me një parabolë të shkëlqyeshme ka futur topin në rrjetë mbi duart e portierit të Llapit.

Deri në fund të pjesës së parë Llapi u mundua që të barazojë e Gjilani ishte i rrezikshëm në kundërsulme.

Në pjësën e dytë Gjilani ka qenë edhe më i mirë dhe pati shume raste shënimi, por pa konkretizim e rasti në më të mirë e huqi Fiton Hajdari nga pika e bardhë. Në minutën 72, Behar Idrizi kishte pritur topin me dorë pas gjuajtjes së Prognit dhe gjyqtari dha penalti, të cilën mjeshtërisht e priti portieri nga Afrika e Jugut, Stefan Hoffman.

Goli i dytë i Gjilanit erdhi në minutën 75, kur pas pasimit të Prognit, Hila gjuajti e topi u devijua dhe u fut në rrjetë.

Gjilani pati edhe disa raste të tjera shënimi, por në fund rezultati nuk ndryshoi.

You Might Also Like