Gjilani ka shënuar fitoren e parë në cilësinë e mysafirit, duke mposhtur Ferizajn në fushë të tyre me rezultat minimal 1:0.
Në pjesëlojën e parë ekipi vendas dhe Gjilani luajtën pa raste të mira shënimi. Ferizaj disa herë tentoi nga largësia, por Vokli Laroshi nuk lejoi befasi, derisa Gjilani nuk e pati asnjë rast shënimi, andaj në këtë ndeshje ende nuk ka gola.
Në pjesëlojën e dytë kryetrajneri i Gjilanit, Ardian Nuhiu bëri disa zëvendësime për ta përforcuar repartin sulmues, i cili në pjesë të dytë ishte paksa më i rrezikshëm.
Ferizaj ka rrezikuar nga largësia në minutën 71, por topi shkoi për pak mbi portën e Laroshit. Në minutën 73 goditi Edi Basha, por priti Jovanovski, i cili më pa ndali edhe gjuajtjen e Mevlan Adilit.
Ferizaj rastin më të mirë e pati në minutën 78, kur portieri Vokli Laroshi e kishte lëshuar portën, kurse topin e qëlloi si është më së miri Jakup Berisha, por Laroshi u kthye me shpejtësi dhe grushtoi topin duke shpëtuar gol të sigurt.
Në minutën 83 Gjilani në epërsi. Kur Jarovic asistoi për Rrahmanin e ky me volej shënoi një gol të mrekullueshëm. Në minutën e 87të Ardit Topallaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Në minutën e 94 Jaroviq ka shënuar gol, i cili u analizua nga dhoma e VAR-it dhe doli se ishte pozitë jashtë loje./kryelajmi.com/.