Futboll

Gjilani në zonën e barazhit

Të sulmosh gjatë tërë ndeshjes dhe të pranosh gol nga një sulm ii vetëm kjo I bënë vaki vetëm Gjilanit. Nuk ishte kjo hera e vetme që Gjilani humb pikë në këtë mënyrë, andaj ekipi kuq e bardh seriozisht është future në zonën e barazhit dhe vështirë se mund të dalë prej aty deri në fund të kampionatit.

Gjilani gjatë tërë ndeshjes e ka mbajtur në brendi ekipin e Flamurtarit, po gjithnjë ka tentuar që të shënojë nëpërmjet harkimeve nga largësia, gjë e cila nuk dha fryt, kurse as atëherë kur u fut në brendi nga anash, harkimet kryesisht ishin të ulta dhe të parrezikshme.

Raste të mira për Gjilanin patën Hajdari që në minutën e parë, kur nga prapa u pengua nga Granqov, por gjyqtari heshti. Gjuajtja e Nikës në minutën 8 u ndal nga Dumani, në minutën 34 Haxhibulliq provoi nga anash, por Neziiri shpëtoi portën, sërish Nika në mintun 42 gjuajti nga largësia por gjuajtjen e tij e priti Neziri.

Në pjesëlojën e dytë Gjilani sulmoi edhe më me ngulm dhe sërish pati raste si ai I Hajdarit në minutën 48 që për pak gjuajti jashtë, në minutën 50 gjuajti Shabani e priti Neziri, në minutën 51 gjuajti Kqiku e topin në fundore e dërgoi portiere Neziri, në minutën 53 Gjilani sërish kërkoi penalti dhe protestoi ashpër, por mori vetëm një karton të verdhë, në 59 Hysa gjuajti bukur e më bukur priti Neziri, në atë 61 sërish gjuajti Nika e sërish priti Neziri, kurse në kundërsulmin e vetëm që e pati Flamurtari ia doli që të shënojë nëpërmjet Shend Kelmendit, që qëlloi këndin e epërm të djathtë të portierit Haxhihamza.

Që nga goli I pësuar Gjilanit sikur iu prenë këmbët dhe më nuk pati ndonjë aksion të rrjedhshëm, por vetëm disa sulme stihike dhe deri në fund I pati vetëm dy gjuajtje të cilat shkuan jashtë portës e lojtarët e Flamurtarit sa herë që u jepej rasti shtriheshin përtokë për të kaluar minutat.

You Might Also Like