LAJME

Gjilani organizon mbledhje komemorative në nderim të jetes dhe veprës së veteranit të arsimit, Rabit Rexhepi

Gjilan, 24 tetor 2018 – Me rastin e ndarjres nga jeta të veteranit të arsimit, Rabit Rexhepi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Rexhepi. Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Rexhepi,

Me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit gjilanas dhe aktivistit të njohur, Rabit Rexhepi.

Rabit Rexhepi do të kujtohet përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e shumë brezave, të cilët sot janë profile të respektuara të profesionistëve në Gjilan dhe Kosovë.

Ngushëllimet me të sinqerta familjes, shokëve, miqëve e kolegëve. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Komuna njofton të gjithë qytetarët se nën përkujdesjen e kryetarit Haziri, të enjten në ora 12:00, në sallën e teatrit të qytetit, organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetes dhe vepres së veteranit të arsimit, Rabit Rexhepi. ​

You Might Also Like