Futboll

Gjilani pas një kohe të gjatë pëson humbje dhe eliminohet nga kupa

Në një fund dëshpërues, Gjilani është eliminuar nga garat për Kupën e Kosovës, ngase u mposht nga Llapi në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me rezultat 2:0.

Gjithçka është vendosur në fundin e ndeshjes, kur llapjanët shfrytëzuan zbrazëtitë në mbrojtjen e Gjilanit dhe me plotë meritë ekipi nga Podujeva shkon tutje në garat për Kupë.

Llappi ka shënuar nga një gjuajtja standarde nga goditja nga këndi, kur pas harkimit të Valmir Veliut nga e majta në minutën 84, Fazliu gjuan me kokë dhe shënon në portën e boshatisur të cilën e kishte lëshuar Enea Koliçi.

Ende nuk ka përfunduar festa për ekipin e Llapit kur ata kanë fituar penalti. Në fakt në brendi të zonës është rrëzuar Fazliu e gjyqtari Genc Nuza me të drejtë tregoi në pikën e bardhë. Dënimin më të rëndë e ekzekutoi Firmino, por Koliçi kuptoi gjuajtjen e tij dhe rezultati mbeti 1:0.

Në minutën e para shtesë të ndeshjes, pasi Gjilani kishte humbur një top në mesfushë, atë e mori Veliu dhe shpërtheu me hapa të shpejtë e në anën tjetër gjeti të vetmuar Firminon, i cili nga afërsia futi topin në rrjetë për rezultatin 2:0.

You Might Also Like