Futboll

E ardhme jo e sigurt e Sokolit te Vllaznia

Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Vllaznisë ka paralajmëruar se në të ardhmen mund të mos jetë te Vllaznia e Pozharanit. Pas përfundimit të ndeshjes me Llapin, në kuadër të kupës, të cilën pozharanasit e humbën me rezultat 1 :0, Sokoli ka thënë :

 “Kjo ishte ndeshja ime e fundit me Vllazninë sipas të gjitha gjasave. Kontrata ime me Vllazninë skadon në janar, ndërkohë që brenda javës do të ulem me miqtë e mi për të cilët erdha tek Vllaznia dhe të bisedojmë, por me pak mundësi që mund të vazhdoj edhe në pranverë”, deklaroi Sokoli.

You Might Also Like