Gjilan, 13 maj 2020 – Komuna e Gjilanit ka pranuar kontigjentin me pako ushqmore dhe higjienike nga misioni i OKB’së në Kosovë, për menaxhimin e situatës emergjente të përballjes me Covid-19.
“Falënderoj misionin e OKB-së në Kosovë, që përmes përfaqësuesit në Kosovë, Zahir Tanin, të cilët në Gjilan kanë sjellë 93 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike, për familjet në nevojë. Kjo është në vazhdën e mbështetjes së Komunës sepse nga ky miision ne kemi përfituar edhe dy vetura dhe projekte tjera”, ka thënë kryetari Haziri pas pranimit të donacionit.
Ai theksoi se do të vazhdojnë t’i mbështesin të gjithë njerëzit në nevojë, përfshirë të gjitha komunitetet etnike.
“Ky virus nuk njeh religjion, etni e bashkësi. Sidomos rikthimi i rasteve të reja, tregon se sa i pamëshirshëm dhe I panjohur është ky virus, edhe për shkencëtarët dhe për qytetarët”, ka theksuar Haziri.