Sport Club “Gjilani” sot pritet t’i prezantojë dy prurjet e reja në skuadër.
Gazeta “Sheshi” mëson se nënkampioni i Kosovës do t’i prezantojë dy top-përforcimet e mesfushës, Besar Musollin dhe Gramoz Kurtajn.
Musolli në tetë vitet e fundit ka mbrojtur ngjyrat e Kukësit, kurse Kurtaj së fundi ka qenë pjesë e ekipit Thanh Hoa ne Vietnam.
29-vjeçari Kurtaj në vitin 2015 ishte transferuar te skuadra skoceze Hamilton ku u paraqit për dy vite në këtë ekip.
Kujtojmë që Gjilani në ndeshjen e xhiros së parë është deklasuar nga Feronikeli me rezultate 4-0.
/Gazeta Sheshi/