Futboll

Ardian Terziu futbollisti talentuar që pritet të ketë një të ardhme të ndritur

Futbollisti i Vllaznisë së Pozharanit anëtare e Ligës së Parë të Kosovës, Ardian Terziu ka 19 vjet, por me talentin e tij që ka për lojën e futbollit ka mahnitur trajnerët, me të cilët ka punuar që në fillim të karrierës. Ardiani është një emër i ri i futbollit që një ditë më të do të krenohet Vllaznia e Pozharanit, kështu të paktën ka deklaruar trajneri i tij Sallah Sherifi, i cili që nga stinori i sivjetëm në Ligën e Parë të Kosovës, rregullisht po e aktivizon edhe në ekipin e parë të skuadrës së Vllaznisë ku për aq kohë sa po luan Ardi po tregon kualitet e tija si një mesfushor perspektiv.

Ardiani karrierën e tij në futboll e nisi në moshën 6 –vjeçare, në kuadër të Shkollës së Futbollit ”Vllaznia” të Pozharanit ku me te punuan trajnerët Hazir Alidema dhe Elmaz Halimi, në kohën kur i ati Ahmeti insistoi më këmbëngulje, por ndikim patën edhe shokët e ai ka 4 vite gjatë karrierës së tij në kuadër të kësaj shkolla kaloi të gjitha rangjet dhe moshën si pionier, kadet dhe junior dhe ka arritur të mësoj shumëqka nga sporti më i popullarizuar në botë.

Ardi shquhet për veprimet e tij me top si dhe për pasime të sakta,por nuk i mungojnë edhe gjuajtjet precize dhe të forta, ndërsa është interesant se godet me dyja këmbët. Ajo çka e dallon nga moshataret e tij padyshim është angazhimi i tij gjatë tërë lojës kur aktivizohet në ekipin e Vllaznisë tani edhe në ekipin e parë edhe pse ne moshë të re. Babai i tij Ahmeti, një biznesmen pozharanas, shprehet se te djali i tij vërehet një talent i rrallë e që nuk kanë moshatarët e tij.

Ai është i gatshëm të bëjë shumë e që djalit të tij t’i krijojë kushte sa ma të mira në kuadër të mundësive materiale që ka familja për të shprehur këtë talent.

Ndryshe Ardiani, rrrjedh nga një familje sportistësh pasi nga kjo familje e veçmas nga familja e gjërë Terziu ka pasur disa futbollist të talentuar si Sadik, Zahir dhe Burim Terziu kanë mbrojtur me shume siukses dhe për një kohë të gjatë ngjyrat e Vllaznisë e veçmas me talentin e tij është dalluar Burimi i cili ka qene pjese edhe e KF Gjilani e si duket po e vazhdon tani këtë traditë të kësaj familjeje me futboll edhe me Ardianin e Ardiani krahas futbollit suksese të mira është duke arritur edhe në mësime pasi që tani është student i vitit të dytë në fakultetin AAB në Feriza,j ku studion drejtimin e Administratës publike. Për te tani ka fjalë shume të mira edhe trajneri i tij Sallah Sherifi. Aziz Zuka

You Might Also Like