Futboll

Gjilani sërish më i mirë se Prishtina

Në Gjilan, në Stadiumin me Bari sintetik janë përballur Gjilani me Prishtinën dhe pas pjesës së parë Gjilani ishte në epërsi me rezultat me një gol të shënuar nga Edi Basha nga largësia në minutën 36. Në këtë gol, një pjesë të fajit e pati edhe portieri i Prishtinës, i cili ishte jo aq i përgatitur mirë për të ndalë këtë gjuajtje për tokë.

Gjilani pas golit të shënuar e uli ritmin e lojës dhe më tepër u përqendrua në lojë të sigurt, por në një rast në minutën 77 ka mundur të pësojë gol, kur boshnjaku Harun Kariq  bëri një soloaksion e në fund kaloi edhe portierin Laroshi, por kur gjuajti në portë, topi qëlloi vetëm rrjetën e jashtme. Deri në fund të ndeshjes, Gjilani diti të ruajë rezultatin dhe në fund mori tri pikë të vlefshme për t’u ngjitur më lart në tabelë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like