Futboll

Gjilani sërish ngadhënjen bindshëm

 

SC Gjilani ka arritur një fitore bindëse në ballafaqim me Vushtrrinë, e cila e mbanë në garë për të dalë në Evropë. Për dallim nga ndeshjet tjera lojtarët e Gjilanit ishin më efikas edhe pse loja në momente nuk dha një përshtypje të tillë, ngase ishin mysafirët që rrezikuan disa herë.

Goli i parë për Gjilanin erdhi në minutën 36, kur pas një kombinimi të mirë topi erdhi deri te Muamer Svarka i cili gjuajti me të parën dhe shënoi gol të bukur.

Në pjesëlojën e dytë Gjilani luajti edhe më mirë dhe si pasojë erdhi edhe goli i tretë në minutën 58, kur Franc Veliu dha një gjuajtje dënimi dhe qëlloi shumë bukur, duke qëlluar këndin e epërm të majtë të portës mysafire.

Pas disa zëvendësimeve të bëra, Gjilani në fund të ndeshjes Ia ka dalë që të shënojë edhe golin e tretë nëpërmjet afrikanit Reyak Keita, i cili me një goditje të furishme ka tundur portën e Vushtrrisë për rezultatin përfundimtar 3:0.

You Might Also Like