Futboll

Llapashtica: Nga java në javë po shënojmë ngritje

Sipas teknikut vushtrrias është e rëndësishme që skuadra e tij po krijon raste, derisa është i bindur që finalizimi do të vije shpejtë, së bashku edhe me rezultatet pozitive.

“Po shfaqim ndeshje të mira, por po na mungon finalizimi. Po krijojmë raste për shënim dhe kur nuk shënon e pëson. Pranuam gola nga pakujdesia në repartin defansiv. Jam i kënaqur megjithatë me këtë paraqitje të futbollistëve. Nuk ka vend për shqetësim, pasi që po luajmë mirë dhe po krijojmë raste. Jam i bindur që rezultatet pozitive do të vijnë”, deklaroi Llapashtica.

Në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës, ekipi i Vushtrrisë do të përballet me liderin e kampionatit Dritën.

You Might Also Like