Futboll

Gjilani sërish pëson në miqësore

SC Gjilani ka radhitur humbjen e tretë që e ka zhvilluar gjatë miqësoreve në Bansko të Bullgarisë, ku po i zhvillon përgatitjet për kampionatin që është në prag.

Kësaj radhe është ekipi i njëjtë që Gjilanin e mposht në këto miqësore e ky është Arkadag nga Turkmenistani, por kësaj radhe me rezultat 3:2.

Ditë më parë, i njëjti ekip e kishte mposhtur Gjilanin me rezultat 1:0. Gjilani kishte pësuar edhe nga Prishtina e re me rezultat të thellë, kurse në këto miqësore ka nxjerr vetëm një barazim 1:1 me një ekip rumun të Superligës.

Golat për Gjilanin në këtë miqësore i shënuan Sabit Bilali dhe Edi Basha. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like