Gjilani ka harruar humbjen e javës së kaluar dhe ka shijuar fitoren e parë, kësaj radhe ndaj kampionit në fuqi Ferronikelit nga Denasi.
Në një ndeshje tejet interesante ishin mysafirët që patën raste më të mira në fillim të ndeshjes. Qysh në minutën 9 Hoti nga një pozitë ballore ka gjuajtur fuqishëm, por Maloku është treguar i sigurt. Në minutën 36 sërish kanë rrezikuar mysafirët nëpërmjet Behar Maliqit, por ai nga 16 metra për pak ka gjuajtur jashtë.
Të gjithë golat janë shënuar në pjesëlojën e dytë. I pari është shënuar në minutën 47 nga Eminhaziri, i cili me kokë e dërgoi topin në këndin e epërm të djathtë, pasi më herët është shërbyer nga gjuajtja e dënimit.
Pesë minuta më pas mysafirët patën rast të mirë që të barazojnë, por Maloku shëptoi gol të sigurt, pas gjuajtjes me kokë të Maliqit nga afërsia. Mysafirët ia dolën të barazojnë pesë minuta pa përfunduar ndeshja, kur pasi që Rusi humbi një top, atë e mori Zhdrella, që shpërtheu nëpër mesin e fushës dhe gjeti Krasniqin, që shënoi mbi trupin e Malokut.
U mendua se ndeshja do të përfundoj me rezultat të barabartë, por në minutën 88, Rusi e Kosumi bashkëvepruan mirë e ky i fundit gjeti zëvëndësuesin Haxhimusa që me kokë e futi topin në rrjetë.
Gjilani – Ferronikeli 2:1 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Gjilan. Shikues: 600. Gjyqtarë: Gashi – Selimaj, Sekiraqa – Shuleta. Shënues: Eminhaziri 47’, Haxhimusa 88 – Krasniqi 85’. Kartoni i verdhë; Maloku, Rusi.
Gjilani: Maloku, Kastrati, Bekteshi, Thaçi, Kosumi, Mustafa, A. Ahmeti (B. Ahmeti), Shabani, Rusi, Nebiu (Haxhimusa), Eminhaziri (Gashi). Trajner: Arbnor Morina.
Ferronikeli: Neziri, Krasniqi, Thaçi, Gërbeshi, Haliti, Shabani, Zhdrella, Gashi (Milicaj)(Doshlaku), Zeka, Maliqi, Hoti. Trajner. Afrim Tovërlani./Kryelajmi/.