Futboll

Gjilani “shokon”  Prishtinën në kryeqytet

 

Në njërën ndër paraqitjet më të mira sivjet, Gjilani ka mposhtur Prishtinën me rezultat 2:0, në ndeshjen që është zhvilluar në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja nisi mirë për Gjilanin, ngase që në minutën 12, Edison Kqiku u rrëzua në brendi dhe përgjegjësinë për të gjuajtur nga pika e bardhë e mori kapiteni Fiton Hajdari, i cili me gjuajtje të furishme, në mes të portës qëlloi tërthorësen dhe nga ajo topi u fut në rrjetë.

Në pjesën e mbetur të lojës, Gjilani diti t’a mbajë topin në mesfushë, kurse mbrojtja në krye me portierin Enea Koliqi ishte e pakalueshme.

Gjilani vazhdoi me lojë të mirë edhe në vazhdim, mirëpo gjërat u vështirësuan në minutën 65, kur në brendi të zonës Erlis Frashëri luajti me dorë. Krasniqi i Prishtinës gjuajti në të majtë nga penaltia dhe në top u hodh Koliqi, i cili e priti gjuajtjen e tij. Në vazhdim Prishtina u mundua që të barazojë rezultatin e Gjilani ishte shumë i rrezikshëm në kundërsulme, në disa të tillë pati mundësi të shënojë, por një gjë të tillë e bëri vetëm në minutën e tretë shtesë, kur Kqiku shpërtheu nga e djathta dhe në anën e kundërt e gjeti Prognin, e ky pasi mashtro një mbrojtës vendas, me urti gjuajti në anën e djathtë të portës së Haxhos dhe atë e la të shtangur që të përcjellë topin me sy që po futej në rrjetën e tij për rezultatin 0:2.

Në ndeshjen e ardhshme Gjilani do të ketë punë më të lehtë, ngase do të përballet me Besën e Pejës, që për momentin zë pozitën e fundit në tabelë.

 

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Haxho, Krasniqi, Muça, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, Krasniqi, Abazi, Gavazaj, John. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Gjilani: Koliçi, Frashëri, Rapa, Fustar, Ferreira, Aziz, Hila, Musolli, Hajdari, Kqiku, Nikaç. Kryetrajner: Sallah Sherifi

Gjyqtarë: Selim Isufi, Bujar Selimaj, Besnik Morina, Vigan Ibërdemaj

Stadiumi: “Fadil Vokrri” – Prishtinë

You Might Also Like