Gjilan

Gjilani shpalosi Muralin e Paqes i punuar në objektin e Zyrës së Kryetarit

 

Gjilani shpalosi Muralin e Paqes i punuar në objektin e Zyrës së Kryetarit

Gjilan, 15 Qershor 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me gardën ushtarake të Iowas dhe mysafir të shumtë nga institucione të ndryshme lokale e qendrore, kanë shpalosur sot Muralin e Paqes, i cili është punuar nga nxënësit e shkollës së artit dhe mesazhi i tij i qartë është paqe e dhe ndërtimin e saj.

Në fjalën e tij të shkurtër kryetari Haziri, ka thënë se murali i paqes i punuar nga nxënësit e shkollës më të mirë në Republikën e Kosovës, të cilin ia dedikoë partneritetit të veçantë me Sioux City, Iowa-n dhe Gjilanit.

“Murali i paqes që sapo kemi shpalosur ia dedikojmë partneritetit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm që kemi me Sioux Cyti, Iowa dhe Gjilanit, njëkohesisht është rikthim i muralit të paqes i punuar në vitin 2001. Gjilanit do të vazhdojmë ti japim pamje të qytetit me kulturë. Ne kemi shpallur për artistët e Gjilanit punimin e pesë skulpturave monumentale, që do të vendosen në qytet, përveç monumentit të mjekut që e kemi përzgjedhur tashmë, e që do të vendoset përballë spitalit. Monumentet tjera do të rishpallen dhe do të kenë mundësinë artistët e Gjilanit të lënë gjurmë me vepra në qytetin e tyre”, ka thënë kryetari Haziri, duke uruar ditët e çlirimit për të gjithë qytetarët.

You Might Also Like