Gjilan

Ky 28 Nëntor i dedikohet Idriz Seferit

“Këtë 28 Nëntor të madh, Komuna e Gjilanit ia dedikon kryengritësit të madh të shqiptarë, kolosit Idriz Seferi. Nga ky nëntor, deri në nëntorin e ardhshëm, ne do t’ia kushtojmë këtij kolosi dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij. Do të kërkojmë fakte, do të kërkojmë dëshmi, do ta zbardhim edhe më shumë historinë e tij dhe të luftëtarëve të tij, do ta bëjmë rivarrimin e tij në varrezat e dëshmorëve dhe do ta ndërtojmë shtatoren e tij në qendër të Gjilanit”.

Këtë vlerësim kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka dhënë gjatë inaugurimit të Muzeut të Qytetit.

Ai tha se do t’i bëjnë nderimet më të mëdha sepse u bënë mbi 100 vjet Pavarësi dhe e edhe më tutje ky kolos i madh nuk është në vendin e merituar të historisë dhe të lavdisë.

“Ai, me krismën e tij dhe me kryengritjen e ka bërë, jo vetëm çlirimin e Gjilanit, por edhe të kryeqytetit të Vilajetit të Kosovës në atë kohë, që ka qenë Shkupi”, tha Haziri.

You Might Also Like