Skuadra e Gjilanit njofton të gjithë tifozët dhe qytetarët, se ndeshja mes Gjilanit dhe Trepçës 89′, e planifikuar të zhvillohet të dielen me 15 mars, do të luhet prapa dyerëve të mbyllura dhe pa tifozë.
Situata e cila po kalon e gjithë bota nga virusi Covid-19, ka bërë që vendimi i ardhur nga Qeveria e Kosovës të hyjë në funksion menjëherë nga kjo xhiro.
Deri në vendimin e radhës të institucioneve, ndeshjet do të vijojnë të luhen pa praninë e publikut nëpër stadiumet tona, ku shëndeti i njerëzve do të jetë primar dhe të kalohet kjo situat kaotike e cila e ka përfshirë gjithë botën.