Futboll

Gjilani U-15 fiton kupën për Rajonin e Gjilanit

 

 

Futbollistët e Gjilanit, gjenerata U15 ka fituar Kupën e Kosovës për Rajonin e Gjilanit, pasi në finale ka mundur Dardanën me rezultat 1:0, me golin që e ka shënuar Erion Aliu në pjesën e dytë të ndeshjes.

 

Pas kësaj fitoreje, trajneri i Gjilanit, Brezart Ismajli ka patur një dedikim për futbollistët e tij dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në këtë sukses. Ai ka shkruar:

 

Trofeu i parë në karrierën si trajner erdhi, pas tre vitesh punë të pandalshme në çdo kohë të ditës.

Sot fituam kupën e ligës me gjeneratën U15, çerekfinalja 1-0 kundër SF GS, gjysëm-finalja 1-0 kundër FC Drita dhe finalen e sotme 1-0 kundër FC Dardana.

Lodhja fizike, djersa e lojtarëve dhe lodhja ime fizike dhe psiqike u shpërblyen sot me këtë trofe, ne sot gjithashtu treguam sot se kush është kampioni i vërtetë i këtij regjioni.

Gjatë këtij viti kemi pasur shumë batica dhe zbatica pasi po stërviteshim në një situatë të jashtëzakonshme me pandeminë, por që këta lojtarë gjatë kësaj kohe u karakterizuan me shumë progres individual dhe ekipor, dhe kjo është mënyra më e mirë për ta kaluar këtë gjeneratë te ekipi U17.

Gjatë këtij viti kemi zhvilluar deri më tani 113 stërvitje nga këto 113 stërvitje, vetëm 7 i kemi zhvilluar në fushë të madhe, por qe kjo nuk na ndali në asnjë moment pasi që nga këta lojtarë gjithmonë është dhënë maksimumi pasi që kanë një zemër shumëfish më të madhe se metrat e fushës.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj në çdo kohë!

I juaji Brezi!

You Might Also Like