Futboll

Pandiq: E bëmë punën tonë si duhet

Pas ndeshjes me Gjilanin, trajneri Andrej Panadiq ka thënë se kjo fitore pamundur të jetë edhe më e thellë, bazuar në paraqitjen që kishin.

“Në 20 minutat e parë ne vetë kemi bërë gabimet. Ishim nervozë dhe për këtë nuk ishte mirë. Por më pas çdo gjë shkoi shumë më mirë. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Kemi pasur obligim që të luajmë për një lojtar tonin, që u lëndua rëndë në stërvitje. Bëhet fjalë për Bujar Shabanin. Le të mbahet dhe të shërohet sa më shpejtë. Gjilani ka luajtur ndeshje për kupë para tri ditësh dhe nuk e ka pasur të lehtë të kthehet menjëherë. Por ne e kemi bërë punën tonë si duhet. Më vjen keq që fitorja nuk ishte më e thellë pasi kemi pasur raste”, ka thënë kryetrajneri i Ferizajt, Andrej Panadiq.

You Might Also Like