Gjilan

Gjilani vazhdon dëgjimet buxhetore në Malishevë dhe Përlepnicë

 Gjilan, 4 shtator 2019 – Komuna e Gjilanit ka vazhduar me dëgjimet buxhetore për vitin 2020 në fshatin Malishevë dhe Përlepnicë, ku përfshihet edhe Capari, Uglari, Verbica e Kmetocit dhe Shillova, me qëllim të planifikimit më të mirë të buxhetit për vitin 2020.

Në këto takime, përpos drejtorit për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi dhe shefit të GK të LDK’së në Kuvendin Komunal, Avdyl Aliu, kanë marrë pjesë edhe kryetarët e këshillave të fshatrave dhe qytetarët.

Kërkesat e banorëve kanë qenë kryesisisht për investime komunitare, përkatësisht në ndërtim të rrugëve, kanalizimeve, ujësjellësit, mirëmbajtjen e deponisë inerte e deponisë regjionale, pastrime të lumenjve dhe intervenime në shkolla. ​

You Might Also Like