Futboll

Gjilani zhvillon miqësore në Shqipëri me plot gola

Gjilani ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën shqiptare nga Maqedonia, Struga.

Gjilani në takimin testues kundër skuadrës së Strugës, ka barazuar me rezultat 3 me 3.
Ishte ndeshje mjaft interesante e zhvilluar sot në Durrës, ku u shënuan plot 6 gola, me skuadrën tonë që kishte edhe disa mundësi të tjera shënimi.
Golat për skuadrën tonë i realizuan, Bushiq në pjesën e parë dhe Progni me dopietë në pjesën e dytë të takimit.
Takimi u shfrytëzua në maksimum nga kryetrajneri Bylbyl Sokoli, i cili sot inkuadroi të gjithë futbollistët e tijë në këtë ndeshje, duke përfshirë edhe Ardin Dallkun, Qëndrim Dautaj dhe Drin Govori, të cilët gjenden në fazën testuese nga klubi jonë.
Futbollistët startues:
Terziu, Kastrati, Rapa, Dallku, Govori, Keita Aziz, Dautaj, Dubova, Çyrbja, Kelmendi, Bushiq.
Golashënues:
Bushiq 40′
Progni 52′ 90′
 

You Might Also Like