Futboll

Pas pesë ndeshjeve Gjilani gjen fitoren

Malisheva – Gjilani 0:1 (0:0)

Golashënues: Theophilius Solomon

Gjilani hyri në ballafaqim me Malishevën pas një kohe të gjatë pa fitore dhe në pjesëlojën e parë të dy ekipet luajtën një ndeshje të baraspeshuar.

Gjilani më mirë e ka nisur pjesëlojën e dytë dhe si rezultat i lojës së mirë erdhi goli i parë, të cilin e ka shënuar Teofilio Solomon. Pasi është shërbyer mirë nga thellësia, Solomon kur u gjet i vetmuar para portierit vendas Flamur Gashi me urti e dërgoi topin në rrjetë për 0:1. Krejt kjo ndodhi në minutën 51.

Në minutën 63, pas një ndërhyrje jo edhe aq bindëse, në Behar Maliqin, ndërhyri sistemi VAR dhe gjyqtari Dardan Çaka u desh që vetë të vendos se a pati penalti, duke dhënë atë për ekipin vendas. Nga gjuajtja më e rëndë në futboll huqi Alban Shillova, që gjuajti në mes e portieri Enea Koliqi u hodh dhe me këmbë priti penaltinë.

Deri në fund të ndeshjes Gjilani diti t’a ruaj epërsinë dhe pas pesë ndeshjeve pa fitore ia doli që nga Malisheva të kthehet me tri pikë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like