Viti – Gjyqtarët e Degës së Gjykatës Themelore në Viti, Skender Shefkiu dhe Hajriz Lubishtani kanë arritur moshën e pensionimit.
Me këtë rast, kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, ka ndarë nga një mirënjohje për gjyqtarët, njëherët ka falënderuar për kontributin e tyre për sistemin e drejtësisë në vend.
Për më tepër, ai ka shtuar se pensionimi i këtyre dy gjyqtarëve, do të sjellë një zbrazëti të madhe për këtë Degë.
Mbikëqyrësi i Degës, Skender Shefkiu ka falënderuar gjithë gjyqtarët dhe stafin për bashkëpunimin e deritashëm.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në mbledhjen e kaluar ka marr vendim që Ushtrues Detyre të Mbikëqyrësit të kësaj Dege, të jetë gjyqtari Berat Spahiu.
Gjithashtu edhe punëtori i kësaj Dege, Halit Zuka ka arritur moshën e pensionimit.