Gjilan

Rinovohen zyrat e administratës, sigurohet qasje për personat me aftësi të kufizuara

Në vazhdën e përmirësimit të shërbimeve të administratës komunale në Gjilan, po vazhdon edhe rinovimi i infrastrukturës në objekte, sidomos për personat me aftësi të kufizuara.
“173,599.05 euro është vlera e rinovimit në hapësirat e Administratës së komunës sonë”, tha kryetari Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, tregoi se ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe do të sigurojë qasje për personat me aftësi të kufizuar, rregullim të nyjeve sanitare, vendosjen e ashensorit etj.
“Për qasje të lehtë e të sigurtë për gjithpërfshirje, për shërbime të shpejta e cilësore” tha kryetari Hyseni.

You Might Also Like