Futboll

Gjyqtari nga Gjilani drejton kryendeshjen Drita – Gjilani

Për herë të parë në historinë e derbit gjilanas ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, drejtësinë do ta ndajnë gjyqtarët nga ky qytet.

Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht që ‘bilbilin’ kryesor për ta drejtuar këtë sfidë do ta mbajë njëri ndër gjyqtarët më të mire Mervan Bejtullahu.

Bejtullahu është njëri ndër gjyqtarët më autoritativ në vend, i cili ka drejtuar shumë derbi në kampionatin elitar, mirëpo jo edhe njërën ndër sfidat më të zjarrta në vend, atë ndërmjet Dritës dhe Gjilanit për shkak të rregullores që ndalon gjyqtarët të gjykojnë ndeshjet e skuadrave që vijnë nga i njejti qytet.

Po ashtu edhe asistentët do të jenë nga Gjilani. Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani do të jenë gjyqtarë asistent, ndërkohë që Shpëtim Murtezi do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Mervan Bejtuallu, njëri nga gjyqtarët më autoritativ në vend

Derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, i cili do të zhvillohet të dielen me fillim nga ora 13:30 do të jetë derbi numër 33 në ndeshjet e pasluftës ndërmjet rivalëve të përbetuar nga “Anamorava”.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like