Gjilan

Shenjëzohet shtëpia ku jetoi dhe veproi luftëtari atdhetar dhe patrioti, Mulla Idriz Gjilani

Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së  Gjilanit në një  postim të tijin, ka theksuar se në Gjilan, u bë shenjëzimi me pllakë përkujtimore i shtëpisë ku jetoi dhe veproi luftëtari atdhetar dhe patrioti, Mulla Idriz Gjilani.

Në postim është thënë:

Sot, u bë shenjëzimi me pllakë përkujtimore i shtëpisë ku jetoi dhe veproi luftëtari atdhetar dhe patrioti, Mulla Idriz Gjilani, i cili një jetë të tërë ia kushtoi qështjes kombëtare. Tani e tutje, shtëpia e Mulla Idriz Gjilanit do të jetë shtëpi e bekuar e cila në vete bartë epitetin dhe jehonën e jetës dhe veprimtarisë së atdhetarit të madh i cili shquhet për fushën e edukimit fetar me frymë atdhetare e kombëtare.kryelajmi.com

You Might Also Like