Futboll

Gramos Vokrri: Nëse më kërkojnë klubet, jam i gatshëm të jep më të mirën për futbollin e Kosovës

 

Njëri ndër kanditatët për të marrë postin e të parit në futbollin e Kosovës, me të madhe po diskutohet se njeriu më i merituar është djali i ish-kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri është Gramos Vokrri, i cili ka një përkrahje të fuqishme nga të gjitha trevat e Kosovës.

Gramos Vokrri së pari thekson se gjerë më tani gjithqka është bërë nga krerët e FFK-së, duke i shkelurtë gjitha rregullat normative.

“KE në krye me kryetarin e FFK –së, Agim Ademi, ka bërë shkelje të rënd duke shkelur statusin e Federatës. Ne jemi një ekip i cili po punojmë që zgjedhjet të mbahen në korrik ashtu siq e kërkon ligji, jemi duke pritur vendimin e Komitetit Olimpik të Kosovës, dhe të gjykatës që zgjedhjet për kryetar të paralajmruara nga FFK-së të mbahen me 6 prill janë kundërshtim me ligjin dhe është shkelje flagrante e demokracisë”.

Se a do të kandidon për të parin e Federatës së futbollit, Vokrri ka bërë të ditur është i gatshëm nëse një gjë të tillë ja kërkojnë klubet e Kosovës .

“Jam rritur me futboll, isha krah i djatht i babait, kjo qka është duke ndodhur me Federatën e Futbollit nuk i bën mirë as atyre të cilët janë duke e udhëhequr e as futbollit të Kosovës.
Kandidaturën time do ta paraqesë vetëm me pëlqimin e klubeve nëse më kërkojnë, dua që gjithqka të jetë demokratike e transparente nëse nuk më dojnë klubet e Kosovës dhe njerzit që punojnë për të mirën
e futbollit të Kosovës që aq shumë kemi flijuar. Unë jam për të mirën e futbollit që të ecim përpara si të gjitha federatat evropiane e botërore dhe jo të shkelim ligjin. Federata e Futbollit nuk është e një personi, ajo është e të gjithëve, shpresoj e uroj që të fiton drejtësia, transparenca e mbi të gjitha futbolli”.

You Might Also Like