Këngëtari i talentuar, Granit Ismajli, i cili mbrenda një kohe shumë të shkurt ka arritur për fansat e tij ti sjell tri këngë mjaft të dëgjuara nga publiku, sot ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Gold AG me titullin e këngës “Diaspora”.
Këngëtari Gjilanas, Ismajli është i lumtur që kënga e re ju ka kushtuar mërgimtarëve tanë të cilët gjinden në diasporë.
Kjo këngë është komponuar nga vet këngëtari Ismajli dhe nga këngëtari i dëshmuar tani Genc Prelvukaj, tekstin e kanë përpiluar Gold AG e Genc Prelvukaj, ndërsa spotin e këngës ju ka besuar Black Fish Media.
“Së bashku në grup me një punë profesionale kemi arritur që në këtë pjesë të pushimit veror, vëllëzrit e motrat tona të cilët punojnë në mërgatë t’ju sjellim këtë këngë si befasi pasiqë ata janë pjesë e pandashme e jona, kënga është mjaft ritmike dhe besoj se dashamirët e muzikës do ta mirëpresin”, ka bërë të ditur vetë, këngëtari Ismajli.
Granit Ismajli, gjithashtu tregon edhe për projektet e ardhshme.
“Për fansat tonë nuk do të ndalemi në asnjë moment, ne jemi pjesë e tyre dhe kërkesat e tyre do ti realizojmë siç është më së miri, ndërsa gjerë në fund të vitit do të kemi edhe një këngë të re që do të jetë edhe një befasi e madhe për publikun tonë të respektuar”.
Për këngëtarin tani të dëshmuar Granit Ismajli kjo është kënga e katërt e tij.