Sot nuk u përkrah projekti gjigant i ujërave të zeza në Gjilan, në Kuvendin e Kosovës, as nga LVV, as nga PDK. Ta zvarritësh këtë projekt jetik që kaloi edhe në Komitetin tonë, rrezikon edhe më tutje shëndetin publik të qytetarëve tanë. Partitë opozitare nuk duhen të shtyhen kush po kundërshton ma shumë, në projekte imediate të interesit publik. Qytetarët e Gjilanit i kanë dhënë vota edhe PDK-së, por jo aq shumë sa i dhanë LVV-së, ndërsa kjo e fundit po e shikon interesin e partisë, e jo të qytetarëve. Deputetët nga Gjilani në radhët e LVV-së, do të duhej të distancoheshin nga partia dhe ta votonin projektin për ujërat e zeza, duke e votuar Marrëveshjen me huadhënësen ndërkombëtare. Përndryshe, gjilanasit duhen ta ndëshkojnë me vota LVV-në, ku Gjilani deri më tash ishte “bastion votash” për LVV-në.