Piktorët janë botë në vete. Ata jetojnë me ngjyra, trajta, vija, pejsazhe, akuarele, portrete njerëzish e çka jo tjetër. Janë njerëz të çuditshëm në jetë. Jetën e kanë me shumë ëndrrime e me shumë skena jete. Por, duke jetuar kështu, ata krijonë art të përjetshëm që e josh bota frymore. Arti i tyre nuk “vdes”. Jetojnë me shekuj. Mbetën emra të pashlyer në historinë e artit pamor.
Edhe Hajrush Fazliu është piktor me përvojë. Ai tashmë është magjistër i artit piktural me përvojë shumë vjeçare në arsim dhe në fushën e krijimtarisë figurative. Ky pedagog gjilanas ka bërë emër. Ai, gjer më tani ka treguar aftësi të dëshmuara në ligjërim dhe kreativitet në ekspozitat artistike, projekte akademike me studentë, planifikim dhe programim, aftësi organizative dhe menaxhuese në fushën e artit etj.
Hajrush Fazliu është i lindur në Gjilan. Po këtu kreu shkollën fillore dhe shkollën Normale në vitin1967/68. Akademinë Pedagogjike Arti Figurativ, e kreu në Shkup në vitin 1971. Ndërsa, Fakultetin e Arteve e mbaroi në Prishtinë, më 1979. Studimet posdiplomike i mbaroi në Prishtinë, më1996.
Ky artist i artit pamor asnjëherë nuk djen lodhje. Fillimisht punoi në shumë shkolla, në të cilat pati ekspozita artistike personale dhe kolektive. Më vonë, jeta e përpërvoja e bëri të merret edhe me eseistikë dhe publicistikë. Në fillim ka punuar në shkollën fillore “Thimi Mitko”, më 1968 në Gjilan. Mandej, pas kësja kohe, në vitin 1972 ka punuar në shkollën fillore “Skenderbeu” në Përlepnicë. E më vonë e shohim due punuar me ditar në dorë gjatë vitit 1974/75 në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan.
Por, Hajrush Fazliu punoi edhe në Gjimnazin “9 Maji” të Kamenicës gjatë vitit 1975/78. Më 1975/6 ka punuar në ish-Shkollën Normale “Skenderbeu” në Gjilan. Punën me ditar nuk e ndali duke punuar 1977 e gjer më tani. Ai punoi në shumë shkolla fillore e të mesme të Kosovës. Si piktor i dalluar e me përvojë, ai pati ekspozita të shumta në vend e jashta vendit. Me artin e tij ishte në javën e kulturës në Turqi, Gjermani, Mal të Zi e mese të tjera.
Për punën shumvjeçare: si pedagog dhe krijues është nderuar me diploma, mirënjohje e shpërblime të shumtas, si: anëtar i shumë komisioneve për planifikim dhe programim në lëndën e Artit Figurativ në Ministrinë e Arsimit –Kosovë; ka ekspozuar mbi 13 ekspozita personale nga vitit 1971, si në Shkup, Sofi, Bullgari, Prishtinë, Tiranë, Maqedoni, Gostivar, Gjilan, Tetovë, Strumicë, Shtip, Strugë e vende të tjera. Por, ka ekspozuar edhe 22 kespozita kolektive. Ekspozitat të përbashkëta janë në: Suharekë, Gjilan në “Flaka e Janarit” 1998, ekspozita “Me art kundër dhunës në vitin 1999 – 20010 në Gostivar, Prizren, Prishtinë, Belgjikë – Salloni Internacional Grand-Prix. 2005, Shkup.
Mandej, pati ekspozita kolektive në përvjetorin e Skënderbeut (2006) në shumë vende të botës. Pos artit piktural, Hajrush Fazliu publikoi tekste gazetareske dhe katalogjet. Ka bërë hartimin e dispencës nga lënda e Metodikës së Artit figurativ e të tjera. Tezat për punime seminarike për studentë. Personaliteti i pedagogut figurativ”.
Gjatë kohës së vitit 1970 qe student i dalluarn në Shkup. Shih për këtë, ai mori një numër të mirënjohjeve, si: Mirënjohje për kontribut të veçantë në zhvillimin, afirmimin dhe masovizimin amatorizmit, më1982 në Klladovës, mori diplomë nga Komiteti i XIII-të në Zagreb, më 1985, diplomë, në Gjilan, më 1986, mandej nga Kuvendi i Bashkësisë Arsimore mori Mirënjohje për kontribut të veçantë në zhvillimin dhe përparimin e procesit edukativ-arsimor në vitin 1992; Mirënjohje për kontribut të veçantë për arsimin shqip nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjilan, më 1993; Mirënjohje për kontribut të veçantë nga Kolektivi i Shkollës fillore “Selami Hallaqi”(1995); Mirënjohje për rezultatet e punës (1997) Gjilan në “Flaka e Janarit – 97”; Mirënjohje për vendin e parë në pikturë (2000); Medalje për kontribut të veçantë nga Gjenerali Reinhardt (2005); Medalje të argjentë në Belgjikë “Salloni 35 Internacional Grand – Prix”2006 – e shumë shpërblime e mirënjohje të tjera. Tash për tash është Prodekan i Fakultetit te Arteve në Universitetin e Prishtinës.
Dr. sc.Hivzi Muharremi, kritik arti, duke folur e vlerësuar artin e Hajrush Fazliut, ka shtuar se, “ Hajrush Fazliu është piktor i figuracionit dhe i sublitetit koloristik ku fuqinë e krijuesit e të mjeshtrit bashkëkohor e paraqet në misterin irealo-imagjinative, në vendosjen e ngjyrave transparente, herë-herë shqetësuese që ngërthejnë e ndërthuren në lojën e bukur të shkëlqimit të ngjyrave mbi sipërfaqet e dukshme të femrës dhe magjisë së paramenduar të figurës së prezentuar, është piktor i mendimit se gjithëçka lëviz, rritet, zhvillohet dhe kultivohet brenda nukleusit embrional, si “imazhi i vezës”.
Ndërsa, Dr. Mojkom Zeqo, kritik arti nga Tirana, shton: “Arti i piktorit Hajrush Fazliu regjistron dhe rendit, tipizon dhe klasifikon elementet figurative. Paraqet koka skulpturale arkeologjike si një ndërmjetësi e kohërave të njeriut dhe shpirtit. Ai rindërton gjithçka. Arti i tij është lirik-koloristik me ndjesi të fshehtë e misterioze epike. Ovalja, vija e lakuar, ngjyrat që nuk përplasen, por harmonizohen, janë attribute mendore, lëvizëse, duke na quar univerzalja tek historikja me një ndjesi të fortë të ardhmërisë”.
Ylli Deishti, kritik po ashtu nga Tirana, lidhur me artin e H. Hazliut, shton: “Piktori Hajrush Fazliu është një “arkeolog” që kërkon të evidentojë e trupëzojë e idetë e tija filozofike. Figura njerëzore e pikturuar ruhet si një mister ireal dhe të paraqitura me një linjë elegante e delikate.
Ndërkaq, Kujtim Buza, piktor shqiptar nga Tirana, shton se, “Hajrush Fazliu është nxënës i një shkolle të veçantë artistike apo akademizmi i artit bashkëkohor nga Kosova”. E, Akademik Rexhep Ferri, piktor nga Prishtinë, shton se, “Piktor i rrugës së famës dhe sfidës. I kodit dhe stilit duke rujtur si kujtesë. I mendimit dhe kërkesës për ngjyrë. I rrespektit të botës dhe natyrëës me shtatë hije e një ngjyrë.”
Arti i Hajrush Fazliut nuk befason artdashësit maqedonas, se kjo ekspozitë është një vazhdimësi e atyre në Shkup, Gostivar, Strugë, Tetovë dhe tani në Strumicë. Ai, falë intelektit, vështrimit, përceptimit dhe imagjinatës nxjerr nga brendia e tij krijuese linjën, formën, ngjyrën si theksime të dëshiruara në hapësirën kompozicionale dhe përmbajtësore, gadi në të gjitha ciklet, si: “Imazhi i Vezës”, ”Mbijetesa”, ”Nudot”, ”Peshqit”, ”Kullat” etj. Kështu, Jalldëz Asani, në shkrimin e saj “Freskia në lirinë e një shprehje artistike”, ka shtuar: “Sensi dhe invencioni i lartë kreativ që posedon Hajrush Fazliu për të transponuar bukurinë esenciale dhe vrazhdësinë relative natyrore në bukuri artistike, me një fantazi të lartë e të rrallë, ka arritur që me anë të krijimtarisë së tij disa dekadëshe të formojë një shprehje individuale në pikturë.
Piktura e tij është e dinamizuar me shpirtin, e përmasuar me torzon trupore ndërsa akcidencën në to e paraqesin ngjyrat e ndryshme të përdorura me një mjeshtëri, brenda përkufizimit perceprtiv të kategorive të ndryshme kohore, herë vertikale transcedentale e herë horizontale imanente historike. Ai arrinë që tërë korpusin e energjisë mentale dhe vizuele, agensin themelor përceptiv dhe tërë përvojën e tij profesionale ta bartë në pëlhurë dhe si pasojë krijon një shprehje individuale në pikturë ku janë të bashkuara realiteti, imagjinata, vizatimi i theksuar, dramatizimi dhe plasticiteti. Filozofia piktoreske e Hajrushit paraqet një orkestrim të rafinuar të elementeve të artit figurativ, që nga njëra anë janë tërheqëse, ndërsa nga ana tjetër përmbajnë një reciprocitet sugjestiv të koloritit. Ankthi që ndihet në pëlhurat e tij, është pjesa e makrouniversit të trajtësuar në mikrokozmosin e tij. Ashtu siç janë ngjyrat e ndezura, të ngrohta që shpërthejnë me tone të pastra.
Prandaj, për te mund të themi se është një piktor i ngjyrës dhe idesë, i cili e arrinë lojën e formave dhe koloritin intensiv.Në disa momente pikturon në mënyrë ekspresive në formate të mëdha. Figurat i vendos në prapavijë të pasur koloriti në të cilën paleta e gjerë e ngjyrave është vënë në mënyrë ekspresive, me një ritëm të caktuar me qëllim që të arrihet dramatizim në përpunimin e temës.
Në disa raste figurat e tija kanë ngjyra transparente apo të plota, ku vërrrehet edhe kontura e shprehur nëpërmjet të një vije elegante e delikate. Si rrjedhojë piktura e tij vepron jo vetëm si kategori spirituale, por edhe si materie fizike e mëvetësuar, që për njohësit e artit paraqet freski e lirisë absolute fiziko-metafizike të piktorit. Arti i tij është lirikë e harmonizuar koloristike ku universalja na çon tek kujtesa historike me paraqitjen e koloritit metafizik dhe antikitetit duke dashur që të rilind diçka që me kohë kish qenë e haruar.
Idetë e tij nuk përcjellen në artin e tij si substanca, por si pjesë të gjalla, të cilat burojnë nga thellsitë e pasura shpirtërore dhe mu kjo është poenta ku ai e fascinon tërë publikun”, është shprehur J. Asani në analizën e pikturave të Hajrush Fazliut, piktor./Tefik Selimi