Gjilan

Hapet njëri nga bizneset përfituese të Fondit për Ndërmarrësi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marr pjesë në hapjen e një nga bizneset përfituese të Fondit për Ndërmarrësi EDM Events, me pronare Albana Pireva, e cila me përkushtim e pasion po sjell risi në organizimin e eventeve në komunën tonë.

Ai tregoi se ky është biznesi më i ri në qytetin tonë.

“Ky është shembull konkret se si mbështetja e duhur fuqizon të rinjtë dhe gratë për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Jemi krenarë që politikat tona po japin fryte dhe do të vazhdojmë me përkushtim edhe në vitet në vijim. Suksese Albana”,tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like