Gjilan, 10 gusht 2021- Pas 44 rasteve të reja pozitive me COVID-19, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët që të festojnë në gazmende familjare, por me kujdes të shtuar.
Kreu i Gjilanit ka njoftuar 188 raste janë aktive, ndërkohë që bëri të ditur se deri më sot janë vaksinuar 25426.
Ai, po ashtu, ka apeluar qytetarët që të vaksinohen gjithsesi, si e vetmja mënyrë e imunizimit kundër COVID-19.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë COVID-19 është si vijon: nga 22378 testime, 6761 kanë rezultuar pozitivë, 6435 janë shëruar, 148 qytetarë e kanë humbur betejën, 188 raste janë aktive, 7 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 25426 persona janë vaksinuar, ndërkaq 52 mostra janë në pritje për rezultat.