Gjilan

Haziri: Gjimnastja Elda Maliqi po e bënë krenar Gjilanin dhe Kosovën në Norvegji

Gjilan, 1 korrik 2019 – Në kuadër të pritjes për bashkatdhetarët, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim atleten Elda Maliqi, e cila është e profilizuar në fushën e gjimnastikës ritmike në Norvegji.

Kryetari Haziri i ka uruar mirëseardhje në Gjilan, duke e falënderuar që, siç tha, po e bënë krenar Gjilanin dhe Republikën e Kosovës me sukseset e saj në këtë fushë.

“Elda ka pasur rezultate jashtëzakonisht të mira në këtë sport që është shumë I zhvilluar në Norvegji dhe me një konkurrencë të ashpër. Ajo është gjilanasja më e madhe që jeton atje dhe më e reja me moshë. Me rezultatet e saj, n aka bërë krenar të gjithëve. Besoj shumë që do ta dëgjohjmë emrin e saj edhe në aspektin professional. Besoj shumë që Federata e Atletikës së Kosovës dhe klubet në Gjilan kanë çka të mësojnë nga ajo. I uroj shumë suksese edhe në të ardhmen”, tha Haziri.

Sportistja Elda Maliqi dhe babai i saj, Arsimi, e kanë falënderuar kryetarin Haziri për mikpritjen, mbështetjen dhe organizimet e shumta për respekt ndaj bashkatdhetarëve.

Përndryshe, Elda Maliqi është në mesin e top dhjetë atleteve më të mira në Norvegji, duke rrëmbyer disa herë medaljen e artë, të argjendtë dhe të bronztë, në garat nacionale.

You Might Also Like