Gjilan

Ja sa maturantë në Gjilan iu nënshtruan provimit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni bashkë me drejtoreshën Komunale të Arsimit, Selvete Sylejmani vizituan sot Gjimnazin Natyror  “Xhavit Ahmeti”, një nga qendrat ku po zhvillohej e monitorohej provimi i maturës.

Ja postimi  i plotë i kreut të Komunës në profili ne tij:

1383 maturantë sot iu nënshtruan testit të maturës në 10 qendra testimi

Për tu siguruar për mbarëvajtjen e procesit të testimit, bashkë me drejtoreshën Komunale të Arsimit, vizituam gjimnazin “Xhavit Ahmeti”, një nga qendrat ku po zhvillohej e monitorohej ky provim.

Studentëve të ardhshëm, i uroj suksese e rezultate sa më të larta në testin e maturës shtetërore dhe në shkollimin e lartë.

You Might Also Like