Futboll, Gjilan

Haziri: Është detyrë e kryeministrit për të dhënë shpjegime si kryenegociator

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur pas takimit me ndërmjetësin evropian në dialog, bashkë me përfaqësuesit e tjerë të opozitës.

Haziri ka thënë se e vlerëson kohën që Lajcak ka ndarë për të takuar edhe përfaqësuesit opozitarë, megjithatë thotë se ende po mbahen në terr sa i përket draftit evropian për Asociacionin.
“U takuam për të disatën herë me Lajçakun, besoj se angazhimi i tij është për t’u vlerësuar, pavarësisht se po vazhdojmë të mbahemi në terr për shkak të moszbardhjes së dokumentit, mosbërjes transparent të tij së paku në parime dhe në angazhime apo orientime që duhet kryeministri me iu ofru deputetëve dhe popullit në çfarëdo forme. Konfirmova qëndrimin e LDK-së se dialogu nuk ka opsion dhe se situata pas 24 shtatorit ka ndryshu dhe qeveria nuk ka arritë me kapitalizu këtë ambient të mirë politik, rikthimin e imazhit të Kosovës”, tha ndër të tjera ai para mediave.

Haziri ka shtuar se situata tani është kthyer siç ishte para disa jave dhe se Kosova po vazhdon të dënohet për shkak të siç tha ai “paaftësisë së Qeverisë”.

“Tani jemi në situatën e njëjtë si para pesë jave. Ne nënvizuam nevojën e largimit të masave për Kosovën dhe nevojën që Kosova të mos vazhdojë të dënohet për shkak të paaftësive të Qeverisë.

Është detyrë e kryeministrit për të dhënë shpjegime si kryenegociator. Ka rregulla dialogu, veçanërisht kur është në fazën e negociimit, por ne nuk po shohim as negociata. Palët po ofrojnë komente në dokument, por komentet e tyre nuk po negociohen. Një po e konfirmume nga Kosova u tha edhe nga zoti Lajçak, që Kosova ka pranu edhe planin e sekuencimin edhe zbatimin e marrëveshjes edhe gjithë atë modelin evropian por tani është çështje që procesi të zhvillohet. Nuk ka shumë kohë, nuk guxohet të humbet ky moment.

Drafti i quajtur i moderuar duhet me u pa në detaje sepse duhet me u lexu me u studiu e me u analizu”, u shpreh Haziri.

Për takimin me Lajçakun ka folur edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi. Krasniqi ka thënë se në takim janë informuar për draftin e ri të asociacionit, por ka thënë se nuk patën mundësinë ta konsultojnë tekstin integral, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kreu i PDK-së thotë se Lajçak ka shprehur qëndrimin e shteteve të BE-së se ky draft nuk i tejkalon vijat e kuqe të Kushtetutës.

Ai ka thënë se shqetësimet vazhdojnë pasi nuk i kanë parë ende detajet e tekstit.

You Might Also Like