Futboll

Gjilani humb keq

Mund të mos e kesh ditën tënde, mund të humbasësh ndeshjen edhe pa fat, por të jesh në disavantazh gati gjatë gjithë lojës dhe të mos krijosh thuajse asnjë rast kjo është e pakuptimtë. Në fund të ndeshjes, pakënaqësia e shikuesve është e kuptueshme. Gjilani është mposhtu në fushë të vet nga ekipi modest i Ferizajt, që deri më tashti kishte shënuar vetëm një fitore. Dhjeta raste të humbura të ekipit mysafirë janë dëshmi se përse ata gjenden poshtë në tabelë, por kur e sheh lojën e Gjilanit në krahasim me atë të Ferizajt, Gjilani duket ekip shumë më i plogshtë se Ferizaj.

Në një pjesë të parë pa raste, vendasit një herë shënuan nga një gjuajtje dënimi, por gjyqtari anuloi golin me motivacion se nuk kishte dhënë shenjë. Kjo iu hakmorr vendasve, ngase në minutën 30 pas një aksioni të zgjatur Selmani u gjet më së miri në brendi dhe me një gjuajtje të saktë, mbi trupin e portierit e futi topin në rrjetë.

Mysafirët kanë mundur të shënojnë edhe disa herë, por sulmuesit e saj huqnin nga pozita të pamundura. Sidomos dy raste të mira i patën në minutën 70 dhe 73, por sulmuesit e tyre nuk e kishin ditën, derisa loja e Gjilanit ishte për keqardhje, pa ndonjë aksion e pa ndonjë rast.

Gjilani – Ferizaj 0:1

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 300. Arbitra: Kosumi, Ejupi, Kabashi, Raci. Shënues: Jasir Selmani 30’. Kartoni i verdhë: A. Ahmeti, Eminhaziri – Rexhepi, B. Shabani, Thaqi, Selmani, L. Shabani.

Gjilani: Maloku, Kastrati, Bekteshi, Arm. Thaqi, Blakqorri, Arb. Thaqi, Shabani (Rusi), A. Ahmeti, Haxhimusa (Gashi), Aliu (B. Ahmeti), Eminhaziri. Trajner: Arbnor Morina.

Ferizaj: Rexhepi, Istrefi, B. Shabani, Bardhi, Tërshana, Bushi (Bekteshi), Thaqi, Selmani, L. Shabani, Kuka (Halimi), Sadriu (Salihu). Trajner: Arsim Abazi.

You Might Also Like