Gjilan

Haziri nderon me mirënjohje për personalitetet që dhanë shumë për çlirimin e vendit dhe për më të dalluarit në polici, FSK e Njësitin e Zjarrfikësve

Gjilan, 13 qershor 2019 –  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndar mirënjohje për të veçanta për veprimtarët që ka dhënë shumë për lirinë e vendit, sikurse edhe për më të dalluarit në polici, FSK e Njësitin e Zjarrfikësve, në shenjë nderimi për 20-vjetorin e çlirimit të Gjilanit.

“Sot po ndajmë mirënjohje për më të merituarit dhe më të dalluarit në kuadër të kontributit për liri dhe çlirimin e vendit. Këto mirënjohje përfshijnë kontributin politik, ushtarak, të institucioneve të veçanta të sigurisë, policisë së shtetit, FSK’së, Njësitit të Zjarrfikësve dhe autoritete tjera të Gjilanit”, ka thënë Haziri në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve.

“Ky 20-vjeçar e ka një domethënie të veçantë, jo vetëm si përvjetor jubilar, por shënon edhe kontributin e madh të njerëzve tanë, sepse këta nuk kontribuan të vetëm, por u bënë edhe mësuesit e udhërrëfyesit tanë dhe na mësuan se si punohet dhe luftohet për liri deri në sakrificë. Do të vazhdojmë t’i respektojmë deri në gjunjëzim të gjithë ata që kanë qenë udhërrëfyes tanë dhe kontribues për këtë ditë të bardhë të çlirimit. Kjo është vetëm një mirënjohje në emër të qytetarëve të Gjilanit”, ka shtuar Haziri.

Përpos mirënjohjeve, për herë të parë është dhënë çmimi “Agim Ramadani” që në këtë rast është për nënkolonelin e FSK’së, Skender

Haliti.

Ndërkohë, me mirënjohje për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për bashkëpunimin me komunitetin, janë nderuar këta persona:

Bastri Musmurati – mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Fatmir Rexhepi – mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Ahmet Isufi – mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Nazmi Musa – mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Afrim Nuhiu nga Batalioni i Parë i Reagimit të Shpejtë të FSK – mirënjohje si ushtar i dalluar për kontribuin në bashkëpunimin me komunitetin

Njësiti Sektorial i Stacionit të Policisë në Gjilan – mirënjohje për bashkëpunim ndërinstitucional

Berat Shala – mirënjohje për bashkëpunim ndërinstitucional dhe për kontributin në të mirë të komunitetit

Granit Abdyli (Policia e Kosovës) – mirënjohje për kontributin në të mirë të komunitetit

Besnik Mustafa (Policia e Kosovës)  – mirënjohje për kontributin në të mirë të komunitetit

Milovan Arsic (Policia e Kosovës) – mirënjohje për kontributin në të mirë të komunitetit

Shaip Ismajli (Njësiti i Zjarrfikësve) – mirënjohje për kontributin në të mirë të komunitetit​

You Might Also Like