Gjilan

Haziri nënshkruan marrëveshje me Swisscontakt për ta shëndërruar në zonë turistike Pendën e Livoçit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fisnik Reçica, përfaqësues i Swisscontact, për të promovuar, mbështetur dhe bashkfinancuar zhvillimin e zonës turistike rreth Pendës së Livoçit dhe njëkohësisht edhe krijimin e kushteve për të rritur fluksin e turistëve në këtë pjesë. Kjo marrëveshje synon gjithashtu që krahas zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në Komunën e Gjilanit, të ndikoj edhe në zhvillimin e sektorit privat dhe rritjen e punësimit.

Faza e parë është studimi i fizibilitetit për çka është një angazhim i përbashkët me dinamikë të shtuar në mënyrë që më pas të vazhdohet edhe me fazat tjera për inkuadrimin dhe funksionalizimin e kësaj zone, në hapësirë të veçantë turistike.

You Might Also Like